Mitroviq: Më kanë rrahur shqiptarët por ua kthyem me gola

  • 10 October 2015 - 09:35
Mitroviq: Më kanë rrahur shqiptarët por ua kthyem me gola

Sulmuesi i Serbisë, Aleksandar Mitroviq është ankuar për lojën sipas tij të ashpër nga futbollistët shqiptarë në Elbasan Arena.

Sulmuesi i Serbisë ka thënë se pësoi goditje dhe në minutat e fundit pati problem me kujtesë. Por, është i lumtur me fitoren 2:0.

“Në goditjen e lirë në fund topi më qëlloi në kokë, e më pas në një duel pranova një tjetër goditje. Më janë marrë mendtë, por tani është gjithçka në rregull. Kam një shenj tek njëri sy por do ta mbaj si kujtim”, u shpreh ai.

“Me Canën kisha shumë duele, e vërtetë është se më rrihte por i tillë është futbolli. Ai është djalosh korrekt, gjithmonë kë zgjaste dorën”, theksoi Mitroviq.