Evra apelon tifozët e Unitedin të përkrahin ekipin

  • 26 September 2019 - 11:56
Evra apelon tifozët e Unitedin të përkrahin ekipin

Legjenda e Manchester Unitedit, Patrice Evra ka bërë një apel për mbështetjen e klubit nga Old Trafford.

Ish-mbrojtësi francez u ka bërë thirrje tifozëve të klubit anglez të qëndrojnë pranë ekipit të tyre në kohë të vështira që po përjeton.

Sipas Evras, tifozët duhet ta përkrahin ekipin edhe kur lufton dhe jo vetëm kur fiton trofe.

“Unë gjithmonë them se njerëzit qeshin me ne, sepse në të kaluarën ne me të vërtetë i mërzitëm ata!”, ka thënë fillimisht Evra.

“Por, nëse nuk na përkrahni kur luftojmë, atëherë nuk mund të na përkrahni kur fitojmë!”.

“Ne kemi nevojë vetëm për energji pozitive nga të gjithë tifozët e Unitedit në të gjithë botën, dhe unë e di që të gjithë duhet të punojmë së bashku, pa marrë parasysh se çfarë roli luan në këtë klub”, përfundoi francezi. 

(Kosova Sot Online)