“Derbi i veçantë, jemi si një familje dhe luftojmë gjithmonë”

  • 29 September 2019 - 22:03
“Derbi i veçantë, jemi si një familje dhe luftojmë gjithmonë”

Sulmuesi Solomon shënoi golin e dytë për Partizanin në derbi, pas një gjuajtjeje të bukur me kokë, ndërsa në intervistën për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tregoi emocionet e triumfit ndaj Tiranës.

Si ishte të shënonit golin që ndihmoi skuadrën të fitonte derbin?
Nuk është derbi i parë që luaj, por ky ishte i veçantë dhe e ndjeva sapo zbrita në fushë. Arrita të shënoj golin e dytë, duke i dhënë qetësi ekipit dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Më pëlqeu shumë mënyra se si e përballuam këtë sfidë, duke dhënë më të mirën dhe duke marrë një fitore të merituar.

A mendoni se do të vazhdoni me fitoret, për t’u ngjitur në krye të tabelës së renditjes?
Kjo fitore për ne është si një goditje që do të na bëjë shumë mirë, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të shohim përpara, për të arritur atje ku i kemi vënë synim vetes.

Keni marrë dy kartonë të kuq në mënyrë rekord në Shqipëri. A e menduat këtë gjatë ndeshjes së sotme?
Jam vërtetë shumë luftarak dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse mora ato dy kartonë të kuq. Megjithatë sot isha shumë i qetë dhe i bindur për të fituar, ndjesi që e kishim të gjithë kur erdhëm për në stadium. Ne jemi si një familje dhe sakrifikojmë e luftojmë bashkë për të fituar ndeshjet, por unë jam një lloj lojtari që dua të fitoj në të gjithë takimet ku luaj, ndaj edhe luftoj shpesh më shumë sesa duhet.

(Kosova Sot Online)