Revolucion total te Spanja: tre debutues, mungesa të mëdha

  • 04 October 2019 - 13:32
Revolucion total te Spanja: tre debutues, mungesa të mëdha

Robert Moreno ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Norvegjinë dhe Suedinë.

Për herë të parë janë ftuar Reguilon, Pau Torres dhe Gerard Moreno.

Në skuadër janë rikthyer pas një kohe të gjatë edhe Iñigo Martínez, Albiol, Bernat, Cazorla dhe Luis Alberto, derisa jashtë kanë mbetur Mario Hermoso, Suso, Alcácer, Parejo, Unai Núñez, Gaya dhe Jordi Alba – ky i fundit është i dëmtuar.

Koke, Alvaro Morata dhe Diego Costa, gjithashtu s’kanë vend në ekipin e Morenos.

Komplet lista e Spanjës:

Portierë: De Gea, Kepa, Pau.
Mbrojtës: Carvajal, Jesús Navas, Sergio Ramos, Diego Llorente, Reguilón, Albiol, Pau Torres, Bernat, Iñigo Martinez.
Mesfushorë: Rodri, Ceballos, Cazorla, Sarabia, Busquets, Luis Alberto, Thiago, Saúl, Fabián.
Sulmues: Gerard Moreno, Oyarzabal dhe Rodrigo.

(Kosova Sot Online)