Real Madridi afër transferimin të Van de Beek

  • 06 October 2019 - 14:54
Real Madridi afër transferimin të Van de Beek

Real Madridi është më afër nënshkrimit të mesfushorit të Ajaxit, Donny Van de Beek.

Van de Beek, 22 vjeç, është një reprezentues holandez që shënoi 17 gola sezonin e kaluar, përfshirë golin e vetëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit. U tha në verë se kampionët holandezë vlerësojnë mesfushorin 65 milionë euro, por Real Madridi nuk dëshironte të paguante më shumë se 50 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij. Sipas mediumit Daily Mirror, Manchester Unitedi dështoi të transferojë lojtarin për 40 milionë euro këtë verë, por tani vlera e lojtarit është rritur dhe ai është më afër Madridit.

Një raport tjetër në gazetën Marca javën e kaluar citoi lajmet e gazetës holandeze Voetbal duke thënë se ai nuk do të ndërroj klub në janar, por nuk përjashtoi një largim gjatë verës. Mesfushori qendror ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale tek gjigantët me qendër në Amsterdam dhe tanimë është një reprezentues i rregullt i Holandës.

Reali shpenzoi mbi 300 milionë euro në blerje këtë verë me Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy, Rodrygo Goes dhe Eder Militao në mesin e të ardhurve, ndërsa transferimi i Van de Beek mund t’iu kushtoj rreth 100 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )