Liverpooli do ta fitojë Premierligën, sipas ish-yllit të Man United Rooney

  • 07 October 2019 - 10:40
Liverpooli do ta fitojë Premierligën, sipas ish-yllit të Man United Rooney

Liverpooli do ta mposhtë Manchester Cityn në garë për titull në këtë sezon të Premierligës, sipas ish-yllit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

Liverpooli ka tetë pikë më shumë se kampioni në fuqi City, pas tetë javëve të para në sezonin e ri 2019/20 në ligën elitare angleze dhe sulmuesi anglez Rooney beson se të kuqtë do ta ndalin skuadrën e Pep Guardiolës në përpjekje për ta fituar titullin e tretë radhazi.

Rooney, i cili do t’i bashkohet Derby Countyt në Championship në rolin e trajnerit dhe lojtarit në janar, beson se City mban nivelin e njëjtë si vitin e kaluar, ndërsa Liverpooli është forcuar duke e rritur një nivel më lart.

“Sipas mendimit tim, Liverpooli është skuadra më e fortë”, tha ylli i DC United Rooney.

“City është ekip fantastik. Mendoj se Liverpooli është përmirësuar nga viti i kaluar. City mbetet në nivelin e njëjtë, por mendoj se këtë vit Liverpooli (fiton)”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)