“Juventusi më deshi, por unë e zgjodha Barcelonën”

  • 10 October 2019 - 15:38
“Juventusi më deshi, por unë e zgjodha Barcelonën”

Mbrojtësi i ri francez i Barcelonës, Jean-Clair Todibo, ka zbuluar se Juventusi e kishte kërkuar me ngulm, por ai kishte refuzuar në mënyrë që t’i bashkohej gjigantit katalonas.

Duke folur për emisionin televiziv “Que t’hi jugues”, mbrojtësi francez i cili debutoi për Barçën të dielën e kaluar në Camp Nou, tha se Juventusi e kishte dashur por ai kishte vendosur për Barcelonën.

Ai foli edhe për mbërritjen në Camp Nou, duke thënë se ishte habitur nga përulësia e Lionel Messit.

“Mund të them se po kaloj shumë mirë në Barcelonë. Këtu ka shumë mbrojtës të mirë dhe e di se duhet ta shfrytëzojë rastin për të punuar zellshëm në mënyrë që të luaj”, tha Todibo.

(Kosova Sot Online)