Tottenhami ia vë syrin këtij lojtari

  • 18 October 2019 - 15:41
Tottenhami ia vë syrin këtij lojtari

“Spurs” janë në kërkim të pasardhësit të Christian Eriksenit, i cili pritet të largohet në janar

Tottenhami është i vetëdijshëm se gjatë dimrit mund të mbetet pa mesfushorin kryesor, Christian Eriksen.

Mesfushori danez pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit, shkruan “El Desmarque”.

Prandaj, nënkampioni evropian e ka nisur ofanzivën për ta transferuar mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Mesfushori spanjoll nuk po ka hapësira të mjaftueshme nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane, prandaj mund të largohet në janar.

Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje me “Los Blancos”, ndërkohë që po ka edhe probleme fizike. 

(Kosova  Sot Online)