Marcelo: Po bëjmë gjithçka për ta fituar La Ligën, por është shumë e vështirë
Liga elitare spanjolle, La Liga, është bërë një garë shumë e vështirë në ditët e sotme, sipas mbrojtësit të Real Madridit, Marcelo, skuadra e të cilit e humbi udhëheqësinë pas humbjes tronditëse kundër Real Mallorca.
Real Madridi u mund 1:0 nga Mallorca të dielën dhe tani ngel një pikë prapa liderit dhe rivalit të përjetshëm, Barcelonës.
Marcelo u rikthye në këtë ndeshje nga lëndimi dhe tha se pa gjëra pozitive në paraqitjen e Madridit.
“Humbëm, po duhet ta vazhdojmë përpara”, tha Marcelo pas ndeshjes.
“Na dhemb sepse luajtëm mirë. Duhet të luajmë mirë deri në fishkëllimën e fundit. I kemi fituar disa ndeshje edhe pse na mungonte diçka”, shtoi ai.
“Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta fituar La Ligën, por është shumë e vështirë në këtë kohë”, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)