Juventusi synon kreun e grupit me fitore eventuale ndaj Lokomotiv Moscow
Juventusi synon ta ruajë ecurinë e përkryer pa humbje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, edhe sonte kundër Lokomotiv Moscow në Ligën e Kampionëve.
Kampioni italian është nikoqir i vizitorëve nga Rusia në Torino, në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit D, që nis në orën 21:00.
U udhëhequr në sulm nga Cristiano Ronaldo, skuadra e Maurizio Sarrit e kërkon fitoren e dytë radhazi pas triumfit ndaj Bayer Leverkusenit në xhiron e kaluar dhe ruajtjen e pozitës së parë në grup.
Klubi rus, ndërkohë, do ta kalonte Juven në grup me një fitore eventuale tronditëse sonte në Allianz Stadium.
(Kosova Sot Online)