Barça e Reali, në garë për super-talentin Haaland

  • 06 November 2019 - 16:31
Barça e Reali, në garë për super-talentin Haaland

Sulmuesi në super-formë norvegjez i Salzburgut është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane

Erling Haaland është sensacioni më i madh i futbollit evropian.

Sulmuesi i ri norvegjez po shkëlqen në fanellëne Salzburgut dhe u ka rënë në sy klubeve më të mëdha evropiane.

Sipas të së përditshmes spanjolle “Marca”, interesim për 19 vjeçarin kanë shfaqur dy klubet më të mëdha të La Ligas, Real Madridi dhe Barcelona.

Haaland i ka realizuar 7 gola në 4 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Ai njëherësh e shkroi historinë duke realizuar në tri ndeshjet e para nga dy gola, ndërsa së fundmi realizoi edhe ndaj Napolit në udhëtim. 

(Kosova Sot Online)