Perisic, optimist se do të qëndrojë në Bayern

  • 08 November 2019 - 18:12
Perisic, optimist se do të qëndrojë në Bayern

Perisic shpreson që të qëndrojë në Bayern edhe sezonin 2020/21.

Futbollisti në formë huazimi nga Interi, Ivan Perisic, është optimist se Bayern Munich do të blejë kartonin e 30-vjeçarit.

Perisic iu bashkua Bayernit nga Interi gjatë verës që lamë pas në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Shefi i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, dha sinjale ditë më parë se mund ta blejnë kroatin, ky i fundit gjithashtu shpreson të ndodhë kjo. 

“Mendoj gjithashtu se është e mundshme”, tha ai për sajtin zyrtar të Bayernit.

“Çdo gjë është pozitive në Munich deri më tani, në aspektin privat dhe futbollistik”.

“Kam një vit kontratë në formë huazimi me opsionin për të qëndruar. Po e marr këtë hap pas hapi, nga dita në ditë. Të shohim”.

Kroati ka shpenzuar katër vite në San Siro me Interin, pas transferimit nga Wolfsburg në vitin 2015.

Ai bëri 163 paraqitje me Nerazzurri në të gjitha garat, duke shënuar 40 gola dhe ka dhuruar edhe 37 asistime.

(Kosova Sot Online)