Zhegrova publikon video të dhuratës së veçantë që mori dje në stërvitje

  • 16 November 2019 - 12:36
Zhegrova publikon video të dhuratës së veçantë që mori dje në stërvitje

Njëri ndër lojtarët që merr më së shumti vëmendje në ekipin kombëtar të Kosovës është Edon Zhegrova, i cili së fundi e mori një dhuratë të veçantë, të cilën e publikoi në llogarinë e tij në Instagram.

Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë nga stoli në ndeshjen e së enjtes kundër Çekisë në Pilsen, ku Kosovës iu shuan ëndrrat për kualifikim direkt nga Grupi A në Kampionatin Evropian 2020.

Pas ndeshjes, ai u duk mjaft i mërzitur në fushën e stadiumin Doosan Arena. Por, kur u kthye në Prishtinës, pas stërvitjes, një person e shfaqi mbështetjen e vet për Zhegrovën, duke ia dhuruar atij një dhuratë të veçantë, të cilën futbollisti e publikoi në llogarinë e tij në Instagram.

“Faleminderit për të gjithë dashurinë. E mora këtë dhuratë të lezetshme dje, pas stërvitjes”, shkroi Zhegrova.

Tani Zhegrova do të shpresojë të jetë në mesin e 11 lojtarëve titullarë në ndeshjen e së dielës kundër Anglisë, që do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit A. 

(Kosova Sot Online)