Liverpooli pa 2 yjet e skuadrës kundër Palace këtë fundjavë

  • 20 November 2019 - 17:30
Liverpooli pa 2 yjet e skuadrës kundër Palace këtë fundjavë

Mohamed Salah dhe Andrew Robertson pritet të mungojnë për Liverpoolin në ndeshjen e fundjavës kundër Crystal Palace në Premierligë, për shkak të lëndimeve.

Të dy edhe Salah edhe Robertson e kanë dëmtuar nyjën e këmbës dhe nuk ishin në gjendje të luanin as për ekipet e veta kombëtare, përkatëse, gjatë këtij muaji.

Përkundër se pushuan, atë nuk ia kanë dalë të riaftësohen dhe si pasojë do të mungojnë në ndeshjen e fundjavës në udhëtim.

Për më tepër, Jurgen Klopp ka marrë edhe një goditje tjetër, pasi edhe mbrojtësi Joel Matip ka mundësi të mungojë.

Megjithatë, trajneri gjerman do të jetë në gjendje të llogarisë në mesfushorin Jordan Henderson, i cili ishte i sëmurë.

Po ashtu, Joe Gomez dhe Xherdan Shaqiri janë rikthyer në stërvitje pas lëndimeve.

(Kosova Sot Online)