Alisson, portieri më i mirë për vitin 2019: “Është nder i madh të jem këtu”
Alisson është shpallur portieri më i mirë për vitin 2019
Në ceremoninë e ‘France Football’, ku do të dhurohet ‘Topi i Artë’ për vitin 2019, është mësuar edhe portieri më i mirë për vitin që po lëmë pas.
Alisson Becker i Liverpoolit është vlerësuar më i miri, duke lënë pas Ter Stegen, Lloris, Kepa etj.
“Është nder i madh të jem këtu, me këta lojtarë të mëdhenj, si ferma ashtu edhe meshkuj. Ju gjithmonë na e bëni punën e vështirë”, iu drejtua sulmuesve Alisson.
“Falënderoj gruan, familjen time që mbështesin gjithmonë, prindërit e mi që janë në Brazil dhe besoj po më shohim. E falënderoj zotin për gjithë këtë që më ka dhënë këtë vit. Fituam Championsin Legauen, disa tjerë trofe personal, ndihem i bekuar. Faleminderit edhe skuadrës, stafit të Liverpoolit, Faleminderit”.
(Kosova Sot Online)