Sokol Cikalleshi vazhdon të shkëlqejë në Turqi
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi e ka shënuar golin e fitores për Akhisarsporin 4-3 përballë Istanbulsporin.
Kur ndeshja ishte drejt përfundimit me rezultatin e barabartë 3-3, ishte sulmuesi nga Kavaja që realizoi për ekipin e tij.
29-vjeçari shënoi në minutën e 92’, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme ekipit të tij, që tashmë ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë.
(Kosova Sot Online)