Zidane: “El Classico”? Të gjithë jetojnë për të luajtur kësi ndeshjesh

  • 17 December 2019 - 13:33
Zidane: “El Classico”? Të gjithë jetojnë për të luajtur kësi ndeshjesh

Zinedine Zidane doli në konferencë shtypi në prag të “El Clasico” me Barcelonën. Trajneri francez kërkon që të flitet vetëm për futboll, jo gjërat dytësore, që në fakt e shtynë në kohë këtë ballafaqim unik në botë.

Masat e sigurisë - "Rregullat janë rregulla. Situata është ajo që dihet dhe kjo nuk ka nevojë të shpjegohet më shumë".

Vëmendja vetëm te ndeshja - "Në fund të fundit duhet t’i përqendrojmë energjitë tona vetëm në fushë, të luajmë futboll. Për gjërat e jashtme mund të duhet një javë e një jetë për të folur. Realiteti është që nesër do të luajmë një ndeshje futbolli, asgjë më shumë”.

Vendimet e gjyqtarit - “Arbitri duhet ta ndihmojë spektaklin me vendime të drejta. Ajo që do të bëjë është puna e tij. Është një ndeshje futbolli dhe po ngulmoj se shumë gjëra thuhen, por në fund, njerëzit duan të shikojnë një lojë të bukur".

Fede Valverde - "Ne kemi gjetur një Valverde te Real Madridi. Ai po bën shumë mirë dhe kjo është vlera e këtij klubi. Ne kemi pasur gjithmonë më të mirët. Duke parë përpara, të gjithë le të jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme”.

Shqetësimet - "Unë nuk shqetësohem për asgjë. Jam i lumtur, jo vetëm unë, por të gjithë. Ne jemi të lumtur që luajmë një “El Clasico” si kjo. Më kujtohet kur luaja vetë. Të gjithë jetojnë për të luajtur kësi ndeshjesh”.

Ndeshja u desh të shtyhej - "Unë nuk kam pse të shpjegoj asgjë në këtë drejtim. Nuk jam këtu për këtë. Detyra ime është të mendoj vetëm për fushën. Ne përgatitemi për të luajtur futboll dhe kjo është ajo që na intereson. Shumica e njerëzve dëshirojnë të shohin një lojë futbolli të qetë, por me emocione”. 

Ankesat e Barçës ndaj gjyqtarëve - "Nuk më shqetëson kjo gjë mua, as mendoj se e bëjnë për të bërë presion. Të gjithë mund të thonë atë që duan".

Solidariteti i ekipit - "Është ajo që ne po bëjmë. Së bashku me energjinë, me entuziasmin kanë ardhur edhe rezultatet. Solidariteti nuk vlen vetëm në ndeshje, por edhe kur stërvitemi. Ndeshja është produkti i stërvitjes së përditshme. Në një ndeshje gjithçka mund të ndodhë. Gjëja e rëndësishme është të përgatitesh si duhet për të”.

Përballja me Messin - "Është një ndeshje futbolli mes dy skuadrave. Ne e dimë se me çfarë do të përballemi. E dimë që Barcelona ka Messin, por ne, gjithashtu, kemi armët tona. Duam të luajmë një ndeshje të mirë kundër Barçës, që po bën mjaft mirë”.

Posedimi - "Nuk është se nuk shqetësohem për zotërimin e topit, por ka edhe shumë gjëra të tjera futbolli. Ajo që duhet të bëjmë është të tregojmë versionin tonë më të mirë. Kjo është ajo, që do të përpiqemi të bëjmë".

Gjendja e Bale - "Gareth është me ne. Ai po stërvitet mirë. Është një armë më shumë dhe një lojtar i rëndësishëm. Nesër do të jetë i përgatitur si të gjithë të tjerët dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

“Camp Nou” - "Nuk e di nëse Real Madridi luan më mirë atje. Në kësi ndeshjesh duhet të japësh gjithmonë më të mirën gjatë 90 minutave. Unë nuk mendoj se ndryshon shumë në varësi të stadiumit. Shpresoj se do të shohim një ndeshje e shkëlqyeshme”.

(Kosova Sot Online)