Feronikeli rikthen dyshen e huazuar te Drenica
Feronikeli i ka rikthyer në skuadër dy futbollistët që i kishte huazuar tek Drenica në pjesën e parë të kampionatit.
Skuadra nga Drenasi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Prince Balde e Nicholas Andrews i janë ribashkuar ekipit gjelbër e bardhë sot.
Prince Balde shkëlqeu te Drenica në pozitën e qendërmbrojtësit, duke bërë që të kërkohet rikthimi i tij tek kampioni aktual.
Në anën tjetër, Nicholas Andrews është një qendërsulmues tejet i shpejtë, i aftë të depërtojë shumë mirë në situata një me një.
“Që të dy përforcojnë edhe më shumë klubin tanë dhe si klub jemi tejet të lumtur që i kemi rikthyer në skuadër. I dëshirojmë mirëseardhje në FC Feronikeli!”, ka njoftuar klubi nga “Rexhep Rexhepi”.
Feronikeli në ditët e fundit i liroi disa futbollistë, ndërsa ndërkohë po bën përforcime për pjesën e dytë të sezonit.
(Kosova Sot Online)