Watfordi ia shkakton humbjen e 5-të Man Unitedit
Manchester United është mposhtur 2-0 nga Watfordi për të pësuar humbjen e pestë në Premierligë këtë sezon pas vetëm 18 xhirove…
‘Djajtë e Kuq’ vazhdojnë me formë të luhatshme.
Pas fitoreve të mëdha kundër Tottenham dhe Manchester City, skuadra e Ole Gunar Solskjaer është nda fillimisht nga Evertoni me një barazim ndërsa tani është mposhtur 2-0 nga Watfordi.
Pjesa e parë u mbyllë pa gola, ndërsa fituesi u vendos menjëherë në pjesën e dytë.
Me të filluar pjesa e dytë, Watfordi i shënoi dy gola Manchester Unitedit për t’i marrë në fund pikët e plota.
Fillimisht shënoi Ismaila Sarr për 1-0 në minutën e 50-të pas një intervenimi amatoresk nga ana e Davide de Geas.
Katër minuta më vonë, Troy Deeney realizoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 2-0. Me këtë humbje, United mbetet në pozitën e tetë në renditje me vetëm 25 pikë të grumbulluara.
(Kosova Sot Online)