Pamje: Ipponi i Krasniqit në Botëror, i dyti më i miri në xhudo më 2019

  • 25 December 2019 - 15:46
Pamje: Ipponi i Krasniqit në Botëror, i dyti më i miri në xhudo më 2019

Ipponi, i cili ia solli triumfin spektakolar Distria Krasniqit në garë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Tokio, është zgjedhur si i dyti më i miri në xhudo për vitin 2019.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) i ka zgjedhur 20 ipponet (hedhjet më të mira) më të mirë gjatë vitit 2019 dhe ipponi i xhudistes kosovare nuk kishte si të mungonte.

Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019 në Japoni – pasi e mposhti Laura Martinez Abelendan në luftë për këtë çmim në muajin gusht. Kjo ishte medalja e parë për të në një kampionat botëror.

Krasniqi, e cila paraprakisht e kishte mundësinë për t’u bërë kampione bote pas disfatës në gjysmëfinale, megjithatë u përkujdes ta shfrytëzojë mundësinë e dytë dhe të fundit për medalje dhe ia doli t’ia sjellë Kosovës të bronztën në kategorinë deri në 48 kilogramë. 

23-vjeçarja, kampione e botës në xhudo por si junior në kategorinë deri 52 kilogramë, e mundi me shumë lehtësi xhudisten spanjolle.

Kosovarja nuk i dha aspak mundësi Abelendanas duke e mposhtur me ippon pak sekonda brenda meçit.

Krasniqi e hodhi në dysheme spanjolle në mënyrë spektakolare, aq të mrekullueshme saqë ipponi i saj është i dyti më i miri në xhudo në të gjitha kategoritë dhe gjinitë për këtë vit. 

(Kosova Sot Online)