Reali pa Sergio Ramosin
Ramos s’do të luajë sonte kundër Getafes
Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 19 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme që Real Madridi e zhvillon me Getafen nga ora 16:00.
Nuk është ftuar kapiteni, Sergio Ramos.
Ani pse është stërvitur normalisht, Zizu e ka lënë në shtëpi që 33-vjeçari të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e së mërkurën kundër Valencias, në Superkupën e Spanjës.
Fituesi i këtij takimi, përballet në finale me fituesin e duelit Barcelona – Atletico Madrid.
Futbollistët e ftuar nga Zizu:
Portierë: Courtois, Areola y Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militão, Varane, Nacho, Odriozola y Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde e Isco.
Sulmues: Benzema, Bale, Jovië, Vinicius Jr. y Rodrygo.
(Kosova Sot Online)