Capello: Bale është lojtar i shpërqendruar, futbolli s’është prioritet për të

  • 05 January 2020 - 11:16
Capello: Bale është lojtar i shpërqendruar, futbolli s’është prioritet për të

Gareth Bale është lojtar i shpërqendruar, për të cilin futbolli nuk është më prioritet, sipas ish-trajnerit të Real Madridit, Fabio Capello.

E ardhmja e sulmuesit uellsian në Real Madridit vazhdon të jetë e pasigurt, me thashethemet që vetëm sa shkojnë e rriten.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, e bëri të qartë në verë se donte që Bale të largohej, por kjo nuk u arrit. Më së afërmi largimit Bale ishte kur transferimi i tij në Kinë dështoi në minutat e fundit të afatit kalimtar veror.

Ai vazhdoi me Realin, megjithatë, por po ka vështirësi të gjejë hapësirë si titullar nën udhëheqjen e Zidane këtë sezon, me një lëndim në puplën e këmbës që ka luajtur rol po ashtu.

Kauzës së tij nuk i ndihmoi as pozimi që e bëri me një flamur uellsian me mbishkrimin “Uellsi. Golfi. Real Madridi. Sipas kësaj renditjeje”, pasi vendi i tij e siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020. 

Capello ndien se prishja e marrëdhënieve mes Bale dhe gjigantit spanjoll është simptomë e një lojtar që e ka humbur përqendrimin – diçka që e çon një lojtar të nivelit të lartë drejt dështimit.

“Bale është lojtar fantastik. Kam përshtypjen se futbolli nuk është prioritet më në jetën e tij. Mua më duket se Bale është i shpërqendruar. Më pëlqen shumë ai, është i shpejtë dhe i fortë; i përkryer për futbollin modern”, tha Capello.

“Nëse dëshiron të bëhesh kampion sot, duhet të jesh 100 për qind i përqendruar vetëm në jetën sportive”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)