Bayerni rivalizon skuadrat angleze për Zahan

  • 11 January 2020 - 08:40
Bayerni rivalizon skuadrat angleze për Zahan

Wilfried Zaha është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Angli.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka pasur formë shumë të mirë në vitet e fundit me skuadrën angleze Cyrstal Palace.

Kjo ka bërë që pas tij të vihen skuadrat e mëdha si Chelsea, Arsenal e Tottenham Hotspur.

Por së fundmi në garë për transferimin e sulmuesit është futur edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.

Kampionët e Gjermanisë janë duke kërkuar një sulmues anësor dhe Zaha duket ideali, pasi nuk duan të rrezikojnë me transferimin e Sanes i cili nuk rikthehet nga lëndimi deri në muajin mars.

Transferimi i afrikanit nuk do të jetë fare i lehtë, pasi Crystal Palace e vlerëson yllin e tyre 80 milionë funte.

Kujtojmë që 27-vjeçari këtë edicion në Ligën Premier ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asistime.

(Kosova Sot Online