Zbulohet plani i madh i Chelseat nëse Willian largohet

  • 16 January 2020 - 09:45
Zbulohet plani i madh i Chelseat nëse Willian largohet

Drejtuesit e Chelseat, në krye me Roman Abramovichin, kanë bërë plan ta transferojë Jadon Sanchon nga Dortmundi këtë verë, në rast se Willian largohet nga klubi londinez.

Gjatë kohës së fundit, Willian është përfshirë në një përplasje me drejtuesit e Chelseat shkaku i kontratës së tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Chelsea insiston se i ka ofruar Willianit kontratë të re, mirëpo futbollisti besohet se e dëshiron një kontratë më të gjatë sesa njëvjeçare. Siç qëndron situata aktualisht, braziliani do të largohet në fund të sezonit.

Edhe nëse ndodh kjo gjë, Chelsea nuk do të shqetësohet shumë pasi që drejtuesit tanimë e kanë bërë një plan për ta zëvendësuar brazilianin. Në vend të Willian, londinezët duan ta transferojë yllin anglez Jadon Sancho.

Sancho është spekuluar për një transferim në Premierligë gjatë muajve të fundit, pas përplasjes me trajnerin e Dortmundit Lucien Favre. Unitedi dhe Liverpooli gjithashtu kanë tentuar ta blejnë Sanchon, mirëpo Dortmundi i kërkon mbi 100 milionë funte për të.

(Kosova Sot Online)