Valencia e do Otamendin
Qendërmbrojtësi argjentinas pritet të largohet nga Manchester City gjatë verës që vjen.
Valencia është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.
Mediumi britanik “The Sun” shkruan se klubi spanjoll e ka identifikuar futbollistit e Manchester Cityt, Nicolas Otamendi si objektivin kryesor.
Kampioni aktual anglez është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për 31 vjeçarin gjatë verës.
Otamendi i ka zhvilluar 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Cityn gjatë këtij sezoni.
Ai ishte lojtar stabil në mbrojtjen e Cityt viteve të fundit.
(Kosova Sot Online)