Fotot e fundit/ Një ditë para vdekjes, Kobe Bryant duke stërvitur të bijën në basketboll
Këto imazhe do të mbahen mend nga të gjithë si fotot e fundit të legjendës Kobe Bryant. Si për ironi të fatit, rastësia deshi që pamjet e fundit t’i kishte me të bijën, me të cilën fatkeqësisht u shua përgjithmonë.
13-vjeçarja shihet teksa luan me pasion dhe entuziazëm, ndërsa pranë saj ndodhej një prej legjendave më të mëdha në botë.
Ish-ylli i basketbollit të “Los Angeles Lakers”, vajza 13-vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë vdiqën, pasi helikopteri i tij privat “Sikorsky S-76” u rrëzua në një kodër në Calabasas të dielën në mëngjes.
(Kosova Sot Online)