Agjenti i Hysaj krenohet me shqiptarin: E patë çfarë bëri me Juventusin
Për mikrofonat e “Radio Punto Nuovo”, ka folur Mario Xhufredi, agjent i Elseid Hysajt.
Xhufredi ka vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, që nga specialistët u vlerësua nga më të mirët në fushën e lojës kundër përballjes së fituar ndaj kampionëve të Italisë, Juventusit.
“Hysaj tregoi se të gjithë ishin gabuar për të. Ka treguar se është një lojtar i fortë, sidomos tani që ka ardhur Gatuzo. E kam njohur që te Piza, në një situatë të vështirë, prej aty doli një raport miqësore”.
“E dua fort sepse gjithmonë e kanë vënë në diskutim dhe gjithmonë ia ka dalë mbanë në vendet më të vështira duke mësuar sa më shumë. Tani ka gjetur besim dhe është i sigurt në vetvete”.
(Kosova Sot Online)