Fernandes e shënon golin e parë në fanellë e Man United

  • 23 February 2020 - 15:54
Fernandes e shënon golin e parë në fanellë e Man United

Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi kundër Watfordit, në një ndeshje të Premierligës që është duke u zhvilluar momentalisht në Old Trafford.

Bruno Fernandes e shënoi nga penalltia, të cilën e fitoi vetë, në minutën e 42-të, për epërsinë 1:0 të Unitedit.

Ky ishte goli i parë për portugezin në fanellën e Unitedit që prej transferimit nga Sprotingu në janar.


(Kosova Sot Online)