Sheiku Mohammed bin Salman bën ofertë prej 3 biliardë euro për blerjen e Manchester United

  • 26 February 2020 - 15:41
Sheiku Mohammed bin Salman bën ofertë prej  3 biliardë euro për blerjen e Manchester United

Grupi i investimeve të mbështetur nga Sauditë që kishin qenë të lidhur me marrjen në treg të Newcastle United tani po kthejnë vëmendjen e tyre te Manchester United.

Bin Salman bëri përpjekje të forta për të fituar United 18 muaj më parë, por u kundërshtua nga pronarët e klubit – familja Glazer.

Bin Salman duhet të ofrojë së paku 3 biliardë euro për ti bindur pronarët e klubit që ta shesin klubin historik, Manchetser United.

Manchester United është bërë cak i kërkesave nga kjo familje sheikësh për arsyeje që nuk arritën që ta marrin në pronësi një klub tjetër nga Premier League, Newcastle United.

United lëshoi ëshifrat e tyre për tremujorin e dytë të 2019 këtë javë, i cili tregoi një rënie të të ardhurave dhe një rritje të borxhit, kështu që duket që edhe grupa udhëheqëse momentale është e gatshme që të bëj një marrëveshje të pranueshme për ta shitur klubin.

(Kosova Sot Online )