Prishtina – Ferizaj, ndryshon orari i ndeshjes

  • 11 March 2020 - 16:39
Prishtina – Ferizaj, ndryshon orari i ndeshjes

Në bazë të orarit të ri, dueli i vlefshëm për xhiron e 23-të të IPKO Superligës do të luhet të dielën nga ora 17:00

Ka ndryshuar orari i ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt, i vlefshëm për xhiron e 23-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Në fakt, fillimisht ishte paraparë që kjo ndeshje të luhet të dielën në mesditë, ndërsa Bardhekaltrit njoftuan sot për orarin e ri të lojës.

“Prishtina – Ferizaj zhvillohet të dielën nga ora 17:00 (dhe jo nga 14:00 sa e kemi paralajmëruar dje)”, thuhet në njoftimin zyrtar. Prishtina dhe Ferizaj, kishin luajtur edhe dy xhiro më parë mes veti, ku fitues doli Prishtina me rezultatin 3:2”, njofton klubi kryeqytetas përmes rrjeteve sociale.

Pas humbjes nga Drita fundjavën e kaluar, prishtinasit e kërkojnë këndelljen në shtëpi këtë fundjavë.


(Kosova Sot Online)