Immobile mbetet në Lazio nëse i rritet rroga

  • 27 March 2020 - 17:26
Immobile mbetet në Lazio nëse i rritet rroga

“Makineria e golit” gjatë verës mund ta nënshkruajë një kontratë të re me “Biancocelesti” deri në vitin 2025, nëse klubi ia plotëson kërkesat

Ciro Immobile mund të mbetet në Lazio për një kohë të gjatë.

Sulmuesi italian mund ta vazhdojë kontratën me “Biancocelesti” në rast se klubi ia rrit rrogën vjetore atij..

30 vjeçari mund ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2025 nëse klubi i përmbush kërkesat e tij.

Përfaqësuesi italian është i kënaqur në kryeqytetin italian.

Ai është në formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

Me golat e tij, “makineria” Immobile po e ndihmon Lazion në garën për titull të kampionit në Serie A. 

(Kosova Sot Online)