Vdes papritur e fejuara 25-vjeçare e futbollistit të njohur

  • 30 March 2020 - 15:09
Vdes papritur e fejuara 25-vjeçare e futbollistit të njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Argjentinën. Melodi Pasini, e fejuara e futbollistit Rikardo Kenturion, ka humbur jetën pas një ataku kardiak. 

Ajo ishte vetëm 25-vjeç, teksa pësoi sulm në zemër duke drejtuar makinën e saj në rrugët e qytetit të Lanusit.

Ajo ishte e fejuar prej 5 vitesh me futbollistin argjentinas, i cili në sezonet 2013-2014 dhe 2017-2018 ishte pjesë e Serisë A, teksa aktivizohej me Genoan. 

Aktualisht futbollisti 27-vjeçar është i huazuar te Velez në kampionatin argjentinas.

(Kosova Sot Online)