Independiente shpreson ta kthejë Sergio Aguero

  • 01 April 2020 - 10:19
Independiente shpreson ta kthejë Sergio Aguero

Trajneri i Independiente, Lucas Pusineri, shpreson se ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero, do të kthehet një ditë te klubi argjentinas.

Sergio Aguero u ngrit si futbollist i ri në grupmoshat e Indepientes, para se t’i bashkohej Atletico Madridit në vitin 2006 dhe para se të transferohej në Manchester City pesë vjet më vonë.

Ish-bashkëlojtari i tij në Independiente, Pusinieri, është tani trajner i klubit argjentinas dhe e ka bërë të qartë dëshirën e tij që Aguero dhe mesfushori i Milanit, Lucas Biglia, të kthehen te klubi i tyre i vjetër.

“Unë e kam një marrëdhënie të bukur me Sergio Agueron dhe Lucas Biglian. Ne ishim partnerë dhe kam shumë respekt për trajektoret që i kanë ndërmarrë ata me Argjentinë dhe gjithashtu edhe në Evropë”, ka thënë Pusinieri.

“Natyrisht që do të ishte mirë t’i kem ata këtu nesër. Në të ardhmen, shpresoj se do të mundë të llogaris në ta”.

Në një intervistë të mëparshme, Aguero e kishte pranuar se dëshiron të kthehet në Independiente, edhe pse kontrata e tij me Manchester Cityn zgjat deri në vitin 2021. 

(Kosova Sot Online)