Edhe Mourinho e do Coutinhon
Coutinho duket se do të përfundojë sërish në Angli.
Pas Chelsea, edhe Tottenham është duke u interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, pasi Bayern Munich s’do ta blejë brazilianin që është në formë huazimi.
Raportohet se Barca ka vendosur ta shesë tashmë 27 vjecarin dhe klubi më i interesuar është Chelsea.
Por në garë ka hyrë edhe Jose Mourinho, që e pëlqen shumë brazilianin dhe do të dëshironte ta kishte në skuadër sezonin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online )