Vetëm tri klube të Premierligës do të jenë në gjendje të shpenzojnë në këtë afat kalimtar

  • 20 April 2020 - 08:35
Vetëm tri klube të Premierligës do të jenë në gjendje të shpenzojnë në këtë afat kalimtar

Vetëm tri klube të Premierligës do të jenë në gjendje të shpenzojnë para për blerjen e lojtarëve në afatin kalimtar të kësaj vere, sipas Damien Comolli, ish-drejtor futbolli në Liverpool dhe Tottenham.

Comolli, i cili ishte shef i transferimeve të lojtarëve në të dy klubet, beson se ky afat kalimtar do të jetë shumë më ndryshe, për shkak të ndikimit financiar të pandemisë koronavcirus.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se është i bindur se klubi do të bëjë biznes këtë verë, me Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit i cili është prioriteti i tij kryesor.

 

Por, duke qenë se vetëm pak klube në botën e futbollit mund të krahasohen me Unitedin në aspektin financiar, Comolli ka thënë për Sky Sports se do të ketë shumë pak para për transferimin e lojtarëve këtë verë.

“Një menaxher lojtarësh më tha dje se vetëm tri klube të Premierligës do të jenë në gjendje të shpenzojnë para për transferimin e lojtarëve këtë verë”, ka thënë Comolli.

“Nuk e di nëse kjo është e saktë, por zakonisht kur menaxherët të tregojnë gjëra të tilla, ata zakonisht kanë informata të sakta”, vazhdoi ai.

“Do të shohim shumë pak aktivitete në këtë afat kalimtar, mund të shohim marrëveshje shkëmbimi, huazime dhe mendoj se çmimet e lojtarëve do të bien tejet shumë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )