Barça ofron Umtitin dhe Semedon për Ndombelen

  • 24 April 2020 - 20:27
 Barça ofron Umtitin dhe Semedon për Ndombelen

Ndombele duket se është dëshira e madhe e Barcelonës.

Sipas Sky Sports Neës, Barcelona ia ka ofruar Tottenhamit Samuel Umtitin dhe Nelson Semedon për mesfushorin, Tanguy Ndombele.

Është raportuar se Quique Setien e sheh francezin si idealin për mesfushën e tij, pavarësisht vështirësive që futbollisti po ka në sezonin e parë në Premierligë.

Barça nuk është e gatshme të ofrojë para për lojtarin, kështu që do të provojë shkëmbimin me shpresën se Umtiti dhe Semedo mund t’i hyjnë në punë Jose Mourihnos.

(Kosova Sot Online)