“Real Madridi ende ëndërron ta transferojë Neymarin”

  • 25 April 2020 - 14:18
“Real Madridi ende ëndërron ta transferojë Neymarin”

Wagner Ribeiro, ish-agjenti i sulmuesit të PSG-së ka zbuluar se disa herë ka biseduar me Florentino Pérezin për Neymarin.

Sipas Ribeiros, Reali ka qenë shumë i interesuar për Neymarin, i cili edhe sot vazhdon të jetë ëndërr e numrit një të Los Blancos.

“Kam shkuar në Madrid disa herë sepse Florentino ka pasur ëndërr që ta marrë atë. Vitin e kaluar isha me të, në maj, në zyrën e tij dhe më tha se edhe sot ëndrra e tij është të nënshkruajë me Neymarin”, tha Ribeiro.

“Real Madrid gjithashtu më thirri disa herë (para se të shkoja në Barça)”, tregoi ai për ESPN.

Ribeiro foli edhe për çmimin e ditëve të sotme dhe ka dhënë lajmin e mirë për Barcelonën, ndoshta edhe për Madridin.

“Sot, çmimi fillestar i Neymar për PSG është 164 milionë euro. Është një çmim që nuk ka ekzistuar një vit më parë”. 

(Kosova Sot Online)