Ronaldo ushtron me biçikletë palestre: M’u kallën rrotat!
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është gjithmonë tip-top me kondicion fizik dhe shembullin e fundit për këtë e ka dhënë gjatë një ushtrimi me biçikletë palestre.
Klubet e Serie A do të lejohen t’i rifillojnë stërvitjet nga 18 maji dhe, në pritje të kësaj, 35-vjeçari po e vazhdon punën në shtëpinë e vet.
Mëngjesin e së hënës Ronaldo e nisi me një seancë në biçikletë palestre.
“Ushtrim mëngjesi me seancë çiklizmi… m’u dogjën rrotat”, shkroi Ronaldo në përshkrimin e një video ku shihet duke ushtruar, e postuar në Instagram.
(Kosova Sot Online)