Barça arrin marrëveshje prej 60 milionë eurosh me Interin për Lautaron

  • 05 May 2020 - 13:26
Barça arrin marrëveshje prej 60 milionë eurosh me Interin për Lautaron

Palët duket se kanë arritur marrëveshje dhe sulmuesi argjentinas pritet të përfundojë në Camp Nou. Krahas parave, gjiganti katalunas është i gatshëm t’i ofrojë edhe dy lojtarë

Barcelona ka arritur marrëveshje në parim me Interin për sulmuesin, Lautaro Martinez.

Me këtë rast, gjiganti katalunas do t’i paguajë 60 milionë euro plus dy lojtarë për sulmuesin argjentinas.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se të dyja palët e kanë arritur marrëveshjen.

Përfaqësuesi argjentinas u kishte treguar drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet nga Serie A për t’iu bashkuar kampionit aktual spanjoll.

Lojtarët si Ivan Rakitic apo Samuel Umtiti mund të përfshihen në ofertë, ndërsa Carles Alena e Nelson Semedo po ashtu mund të jenë pjesë e marrëveshjes. 

(Kosova Sot Online)