Bashkëshortja e Di Marias: Anglia është vend m*ti, gratë janë të holla e ushqimi është i gërditshëm
Bashkëshortja e Angel Di Marias, Jorgelina Cardoso, ka zbuluar se asaj nuk i kishte pëlqyer asgjë në Mançester të Anglisë, pasi bashkëshorti i saj ishte transferuar nga Real Madridi në Manchester United në vitin 2014. Ajo e përshkroi përvojën si të tmerrshme dhe Anglisë si vend m*ti.
Argjentinasi e kaloi vetëm një sezon me Djajtë e Kuq përkundër që transferimi i tij ishte realizuar për një shumë që atëherë kishte thyer rekord në Angli.
Di Maria s’arriti asnjëherë ta dëshmojë veten në fushën e lojës, ndërsa situata e tij tani duket se nuk kishte qenë më e mirë as jashtë fushës së lojës, në bazë të rrëfimit të bashkëshortes së tij.
“Unë s’doja të shkonim atje sepse atëherë isha shoqe me Gianinna Maradonan, që ishte e martuar me Sergio Agueron, dhe ne udhëtuam nga Madridi në shtëpinë e tij në Mançester për ta vizituar, kur Angeli i kishte disa ditë pushim nga Real Madridi”, ka thënë Cardoso.
“Ishte e tmerrshme, gjithçka ishte e tmerrshme. Ne shkuam në shtëpinë e tyre dhe menjëherë menduam: “Shihemi më vonë djema, po ikim nga këtu”. Kur u larguam, unë i thashë atij: “Shkojmë në cilindo vend, përveç në Angli”. Sidoqoftë, një vit më vonë dhe ne ishim në Angli dhe ishte e tmerrshme, vend m*ti”.
“Nuk më pëlqeu absolutisht asgjë për atë vend. Gratë janë tepër të holla dhe si të ngrira… është e çuditshme”.
“Ti ec rrugës dhe nuk e di nëse do të të vrasin apo çfarë. Ushqimi është i gërditshëm. Të gjitha vajzat zbukurohen në maksimum, rregullohen në mënyrë të përsosur dhe pastaj jam unë aty me flokët e kapura dhe pa pikë grimi”.
(Kosova Sot Online)