Ish-mbrojtësi 33-vjeçar i Juventusit në koma

  • 10 June 2020 - 23:16
 Ish-mbrojtësi 33-vjeçar i Juventusit në koma

Ish-lojtari i Juventusit dhe Livornos, Giuseppe Rizza, është në koma për shkak të gjakderdhjes në tru. Ai është vetëm 33 vjeç.

Ai është ende duke e vazhduar karrierën e futbollistit duke luajtur për ekipin gjysmëprofesional, Rinascita Netina.

Rizza ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit deri në vitin 2008m kur iu bashkua Livornos, e më pas Juve Sabatia dhe Nocerinas.

Sipas mediave italiane, ai ka mësuar gjakderdhje në tru më 5 qershor dhe tani ndodhet në gjendje kome në spitalin e Katanias.

Rizza ka marrë shumë mesazhe përkrahëse nga ish-bashkëlojtarët e tij Claudio Marchisio, Sebastian Givinco, Fabio Pisacane dhe Domenico Criscito.

Gjatë kohës së tij në Juventus, ai e fitoi Superkupën Primavera në vitin 2006.

(Kosova Sot Online)