Tjetër gabim trashanik në mbrojtje, Arsenali e shënon edhe golin e tretë ndaj Norwich
Arsenali e ka çuar në 3:0 epërsinë kundër Norwich, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Londër.
Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për 3:0 për Arsenalin në minutën e 67-të.
Ai përfitoi nga një gabim tjetër i trashanik në mbrojtjen e vizitorëve, duke e futur topin në rrjetë me lehtësi.
(Kosova Sot Online)