Mësohet çmimi që e ka paguar Reims për Valon Berishën
Reims i ka bërë bashkë me një skuadër dyshen e Kosovës, Valon Berishën dhe Arbër Zenelin.
Derisa dje Reims e konfirmoi blerjen e shqiptar, Lazio e ka bërë të ditur largimin shqiptarit më vonë.
Berisha ishte në huazim te Fortuna Dusseldorf për gjashtë muaj, ku luajti në Bundesligë.
Ai u kthye pas mbylljes së kampionatit në Gjermani, por kjo ka zgjatur shumë pak.
Valon Berisha do të jetë lojtar i Reims në Ligue 1 për katër vitet e ardhshme.
Kartoni i Berishës i ka kushtuar klubit francez 5 milionë euro.Lazio ka humbur 2,6 milionë euro, pasi e kishte blerë nga RB Salzburg dt vite më parë për 7.6 milionë euro.
(Kosova Sot Online )