Ylli i Interit kapet duke vozitur i dehur para ndeshjes

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 10:08
Ylli i Interit kapet duke vozitur i dehur para ndeshjes

Policia italiane e ka kapur duke vozitur në gjendje të dehur mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovicin, të cilët ia ka marrë patentën e shoferit si pasojë.

Mediat italiane raportojnë se policia e kishte ndjekur nga pas makinën e Brozovicit Rolls Toyce Cullinan në orët e hershme të mëngjesit të shtunën, pasi ai kishte kaluar në semaforin e kuq në Milano.

Mesfushori kroat është ndalur nga policia dhe është urdhëruar ta bëjë testin e nivelit të alkoolit në trup përmes frymëmarrjes.

Niveli i alkoolit në trupin e tij ishte mbi limitin e lejuar.

27-vjeçari është gjobitur se ka vozitur me tabela gjermane dhe i është marrë patenta e shoferit.

Mbetet të shihet nëse Antonio Conte do ta fitojë atë për ndeshjen e Interit kundër Torinos të hënën në mbrëmje.

(Kosova Sot Online)