Interi, fitore për ta rikthyer pozitën e tretë

  • S.A /
  • 13 July 2020 - 16:52
Interi, fitore për ta rikthyer pozitën e tretë

“Nerazzurri” do t’i kërkojnë të tria pikët sonte ndaj Torinos në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A

Interi do të mundohet t’i fitojë të tria pikët sonte në duel me Torinon, për ta rikthyer pozitën e tretë në tabelë.

Atalanta e mori përkohësisht këtë vend dhe ka dy pikë më shumë se “Nerazzurri”.

Këta të fundit, nëse mposhtin ekipin “Granata” sonte do ta barazonin me pikë Lazion, e cila është e dyta.

Interi i ka humbur thuajse të gjitha gjasat për titull të kampionit dhe deri në fund të sezonit do të mundohet të përfundojë në pozitën e dytë.

Nga ana tjetër, Torino e Samir Ujkanit po lufton për mbijetesë dhe do të mundohet të nxjerrë pikë sonte.

Ndeshja në mes të Interit dhe Torinos do të fillojë në orën 21:45.

(Kosova Sot Online )