Platini: Dybala i ngjan më shumë Maradonës sesa mua
Ish-heroi i Juventusit, Michel Platini, mendon se sulmuesi argjentinas Paulo Dybala i ngjan më shumë Diego Maradonës sesa atij.
Platini i fitoi dy tituj në Serie A, një trofe në Kupën e Italisë dhe një në Kupën Evropiane gjatë pesë vjetëve qëndrimi në Torino dhe u pensionua si fitues i tre Topave të Artë dhe tri Këpucë të Arta në Itali.
Është thënë se Dybala i ngjan atij, por 65-vjeçari – dikur president i UEFA-s – mendon se në fakt Dybala i ngjan më shumë legjendës së Napolit, Maradonës.
“Stili i tij më ngjan me atë të Omar Sivori. Por ai duket më shumë si Maradona sesa si unë”, tha Platini për Corriere dell Sera.
“Nuk po them se e ka talentin e Maradonës, sepse i veti i mjafton”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)