Sarri kërcënon se do ta mbyllë sezonin me lojtarë të U23

  • S.A /
  • 30 July 2020 - 08:25
Sarri kërcënon se do ta mbyllë sezonin me lojtarë të U23

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, sugjeroi se ai do ta dërgojë një skuadër plot lojtarë të ekipit U23 për ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Serisë A, si shenjë proteste ndaj agjendës së papërshtatshme të ndeshjeve.

Zonja e Vjetër e fitoi titullin e Serisë A për herë të nëntë radhazi në fundjavën e kaluar, falë një fitoreje kundër Sampdorias.

E përkundër që u shpall kampion, Juventusi s’ka qenë në formë mbresëlënëse që nga rinisja e sezonit të Serisë A. Humbja e së mërkurës me rezultat 2:0 kundër Cagliarit ishte humbja e tretë për bardhezinjtë që nga rinisja e sezonit në qershor.

Juventusi i ka fituar gjashtë nga 11 ndeshjet që nga rinisja, mirëpo i ka shfrytëzuar gabimet e Interit dhe Lazios për ta siguruar trofeun edhe këtë sezon.

Tani që vëmendja do të kthehet në Ligën e Kampionëve, trajneri Sarri paralajmëroi se do të luante me një formacion të pazakontë për ndeshjen kundër Romës në fundjavë.

“T’i pranosh 40 gola këtë sezon… kjo mund të jetë një shqetësim. Mirëpo, ndeshja e sotshme nuk ishte e tillë”, ka thënë Sarri.

“Ne patëm lojtarë të lënduar dhe erdhëm këtu vetëm 68 orë pasi e fituam titullin e kampionit, kështu që kjo ishte një ndeshje e pazakontë për ne dhe kështu duhet ta shohim të gjithë”.

“Jemi të vetmit në Evropë që i kemi luajtur pesë ndeshje në 12 ditë, liga na ka krijuar probleme të mëdha. Ta shohim si jemi nesër dhe nëse është e përshtatshme t’i angazhoj U23-shat për ndeshjen kundër Romës të shtunën”.

(Kosova Sot Online )