Inter mund t’i ofrojë Messi-s pagë 50 milionë euro neto në vit

  • A.P /
  • 31 July 2020 - 23:14
Inter mund t’i ofrojë Messi-s pagë 50 milionë euro neto në vit

Gazetta dello Sport ka shkruar për numrin e nesërm që Interi është duke bërë përpjekje serioze që të nënshkruajë me Lionel Messin nga Barcelona, me një pagë prej 50 milionë euro neto në vit

Ata mbesin e vetmja media italiane të cilët shkruajnë se oferta është reale dhe janë cituar sot edhe ngë El Chiringuito në Spanjë.

Messi është duke shkuar drejt fundit të kontratës së tij në Camp Nou dhe mësohet se është shumë i pakënaqur me pronarët dhe me trajnerët e klubit.

Sipas Gazzetta, propozimi i Interit është një kontratë me vlerë 50 milionë për sezon neto, kurse në total ai do të fitonte 260 milionë euro për katër vjet.

Raportohet po ashtu se kjo marrëveshje s’mund të bëhet, thjesht pa u shpjeguar nga pronarët kinez të Interit se si do të jepet kjo pagë.

Pagat jepen nga sponsorët dhe nga viti 2021 pritet që rregullat e Fer Playit Financiar të hynë në fuqi dhe kjo besohet që bëri që Manchester City të këtë sukses.

Tregimi thotë se babai i Messis ka blerë një shtëpi në Milan, derisa shpjegohet se këtë ai e ka bërë duke marrë për bazë edhe mënyrën e taksapagimit për investitorët e huaj.