Mike Tyson zihet me fqinjët shkaku i pëllumbave të tij

  • S.A /
  • 11 August 2020 - 11:58
Mike Tyson zihet me fqinjët shkaku i pëllumbave të tij

Mike Tyson është përfshirë në një zënkë të madhe me fqinjët e tij, të cilët po ankohen se pëllumbat e legjendës së boksit po ua ndotin pronat.

Legjenda e boksit kishte filluar të mbante pëllumba në shtëpinë e tij në Las Vegas pasi i ishte thënë se kjo do t’i ndihmonte në shëndetin e tij mendor, pas vështirësive në të cilat kishte kaluar pas pensionimit nga boksi.

Megjithatë, banorët e tjerë në lagjen e tij në Las Vegas janë shprehur të zemëruar me Tysonin, pasi thonë se pëllumbat e ish-boksierit po ua dëmtojnë shtëpitë dhe veturat.

Këtë zënkë tani e ka bërë publike vetë Tyson, që megjithatë ka bërë të ditur se askush s’mund t’ia largojë pëllumbat.

“Ata tentuan të m’i ndalin në Vegas, por s’mund të m’i ndalin mua. Të gjithë ishin tejet të zemëruar, e gjitha lagja. Papritmas, të gjithë banorët më urrenin me gjithë shpirt”, ka thënë Tyson.

“Ata pretendonin se m*ti i tyre ishte sikur acid dhe nëse e linin atë për një kohë të gjatë në xham, do ta digjte xhamin dhe do të depërtonte në veturë”.

“Por, pëllumbat janë dashuria ime e parë në jetë. Ajo që më pëlqen më së shumti te ata është besnikëria e tyre”.

(Kosova Sot Online )