Mediat e Gjibraltarit: Ndeshja është anuluar

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 18:12
Mediat e Gjibraltarit: Ndeshja është anuluar

Mediat e Gjibraltarit kanë njoftuar me anë të rrjeteve sociale se ndeshja në mes të FC Prishtinës dhe Lincolnit është anuluar

Zyrtari i FC Prishtina, që punon për FFK, Bajram Shala u tha para një ore që po bën gjithçka që ndeshja të zhvillohet por që në fund duket se gjendja është e pashpresë dhe Prishtina do ta humbet këtë ndeshje në tavolinë.

“Ndeshja anulohet: Ndeshja e sotme e Europa Ligë nuk do të zhvillohet pasi që tetë lojtarë të FC Prishtinë nuk arritën të dalin në fushë për shkak se ishin testuar pozitivë me COVID-19”, shkruan në lajmin e dhënë GBC News.

Kjo ndeshje ishte paraparë për ditën e martë por ishte anuluar për shkak të rasteve në Prishtinë me koronavirus. Ajo u vendos që të luhet sonte me një ekip dhe staf të ri teknik, por që edhe ata rezultuan të jenë pozitivë dhe si rezultat ndeshja është anuluar.

Me gjasë atë do ta fitojë ekipi kundërshtar pasi që ata ishin pro mbajtjes se ndeshjes.

(Kosova Sot Online)